VALI I BOGONOCES VUNO

Ngjitje në Valin e Bogonicës nga Vunoi, një shteg panoramik i pakrahasueshëm. Edhe pse me mot të keq, reshje dhe mjegull, i gjithë grupi arriti në destinacion, dhe e shijuam vërtetë shumë këtë aktivitet.Rreth 1200m ngjitje – zbritje dhe distancë rreth 16 km. Ju urojme nje jave te mbare .

Mali Çikës

Mali Çikës, ngjitje nga Palasa e zbritje në Qafën e Llogorasë. Ngjitja më impenjative e realizuar deri tani nga grupi, 2028m ngjitje, 1330m zbritje dhe distancë rreth 18 km. Sëbashku sfiduam temperatat e larta, vështirësit e terrenit dhe skepticizmin e disave! Surpriza dhe çudia më e madhe ishte pjesëmarrja e një grupi vajzash të reja …

Maja e Papadhisë Kuc

Për herë të dytë në Majën e Papadhisë, por kësaj radhe jo me rrebesh por me diell, gjelbërim e lule. Me 1115m ngjitje – zbritje dhe rreth 12 km, për kohën 7 orë!

MALI KORABIT

Falenderim për grupin që dje ishte pjesë e ngjitjes në majën më të lartë në Shqipëri, Malin e Korabit 2764m. Me disnivel 1500m ngjitje – zbritje, ku gati gjysma e ecjes u bë në prezencën e borës që arrinte trashësi të konsiderueshme. Distanca prej rreth 17 km, për kohën rreth 10 orë. Grupi ishte shumë …

SOFRA E ZOTIT

Me një grup simpatik sot realizuam kalimin nga Tërbaçi në Vranisht (Vlorë), dhe pas kësaj ngjitje tek Sofra e Zotit dhe Guri Qytetit. Një kalim përmes gjelbërimit të paanë dhe lëndinave me lule shumë!Disniveli ishte rreth 700m ngjitje – zbritje, dhe distanca rreth 14 km.Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet ju urojmë një …