Bolenë – Kuç dhe Theth – Valbonë.

Edhe pse të ndarë në dy grupe, njëri në jug e tjetri në veri, komunikimi “online” nuk u ndërpre asnjëherë, njëri shteg më i bukur nga tjetri, ngjyrat e vjeshtës ua shtuan edhe me shumë bukurinë këtyre aktiviteteve, entuziazmi i grupeve u bë një me magjinë e natyrës! Shpesh fjalët janë të varfëra në krahasim …

Dukat – Tragjas

Dje filluam ecjen nga Dukat Fshat, me një mot vere dhe pjesëmarrje masive, me pak ngjitje e më shumë zbritje, përmes një masivi pyjor dushku, shpesh midis shkurreve, ferrave e gjëmbave të cilët na “përkëdhelën” sa munden, vizituam rrënojat e Kalasë së Sofës dhe të Tragjasit të Vjetër e më pas mbrritëm në Tragjas ku …

Theth – Valbonë

E realizuam dhe kalimin Theth – Valbonë! Edhe pse rruga me automjet, për të shkuar dhe ardhur ishte e lodhshme, entuziazmi i grupit na e bëri më të lehtë udhëtimin. Me një mbasdite me shëtitje në Theth dhe darkës nën tingujt e muzikës dhe valleve në lëndinë, rreth zjarrit bubulak, me një gatë raki apo …

Mali Pleshovicës

Ngjitja e djeshme nga Kallarati në Malin e Pleshovicës na vuri në sprovë “gjunjët” pas disa ngjitjesh radhazi të lehta. Ngjitje në një terren të thepisur ku pjesa e fundit u bë me kacavjerrje, me disnivel rreth 1500m ngjitje zbritje dhe distancë 18 km, e lodhshme por fantastike, pothuajse i gjithë grupi arriti në majë. …