U rikthyem pas një muaji pushim, duke realizuar një aktivitet tepër të bukur; udhëtim me anijen e kompanisë “Teuta” nga Porti i Vlores deri tek “depot e ujit”, Kepi i Gjuhzës, duke shijuar detin blu në freskinë e mëngjesit, fantastike ishte hyrja në shpellën e Haxhi Alisë, si një atraksion me vlera turistike, dhe zbarkim në molin mbijetuar nga koha tek “depot e ujit”, të cilat për kohën që janë bëre kanë patur vlerë jetësore.
Nga niveli 0 filluam ngjitjen, përballë një panorame që të bënte të ndalje frymën e cila na shoqëroj gjatë gjithë ngjitjes, deri në Majën e Ilqes, Karaburun.
Zbritja nuk ishte aq e këndshme sa ngjitja, por kjo nuk ja zbehu bukurinë këtij aktiviteti, kanë vlerë të veçantë edhe rastet kur humbet shtegun përkohësisht, adrenalina rritet, ferrat dhe shkurret të “përkëdhelin” duar e këmbë, në fund të fundit ne aventurën kërkojmë. Por këto të fundit i harruam sapo u zhytëm në ujërat e kthjellta në gjirin e Shen Vasilit dhe shijuam një birrë të ftohtë
Falenderojme gjithë grupin që dje ishte pjesë e kësaj aventure.