Bolenë – Kuç

Përmes një shtegu shekullor që lidh Bolenën me Kuçin, dy fshatra me histori trimash dhe heronjsh, mes pyjeve të vjetër, ku të verbonin ngjyrat e vjeshtës, rrëzë Çipinit e Pleshovicës, pranë burimeve me ujë të ftohtë, me shijen frutave stinor, e koçimareve me ngjyrat e ndezura, me një grup simpatik e plotë harmoni, dje u çlodhëm duke ecur e kuvenduar, largë nga zhurma e stresi, nga llafet e kafeneve, thjeshtë, dje u bëmë një me natyrën.

Distanca e përshkruar rreth 13 km për kohën 5 orë.

Duke ju uruar një javë të mbarë, falenderojmë gjithë grupin që u bë pjesë e kësaj aventure të bukur.🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *