Gjiri Dafinës

Pas një dite dhe nate me rrebeshe shiu, mëngjesi na gjeti në ngjitjen e Qafës se Bristanit, nën një qiell të kthiellët, ajër të pastër, dhe shikueshmëri si asnjëherë.

Nga Kisha e Marmiroit deri në Gjirin e Dafinës, pëmes një shteg të bukur dhe plotë surpriza, në fund të shfaqet një gji i mrekullueshëm, me ujin kristal, me një shpellë të bukur, dhe me një peisazh mahnitës. Të gjitha sëbashku na bënë ta harronim lodhjen nga rruga me ngjitje dhe zbritje, ferra e shkurre dhe distancë prej 26 km.

Falenderim për gjithë grupin që dje u bë pjesë e kësaj aventure të veçantë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *