Kotë – Qafa e Mazharit – Radhimë

Kalim dhe ngjitje e bukur është normale ta themi, por zbritja ishte spektakolare, përmes një gryke shkëmbore që edhe dhia duhet të jetë menduar dy herë për ta zbritur😂

Kalimi nga Kota në Mazhar, mandej ngjitje në shpatin e malit deri në qafë, lartë, aty ku shfaqet magjishëm deti dhe Gjiri i Vlorës. Gjithë shtegu ishte mjaft i bukur, prezenca e gjelbërimit dhe e luleve na tregonin se tashmë jemi në stinën e bukur të Pranëverës!

Me një grup modest por kompakt dhe bashkëpunues, me një mot me diell e të ngrohtë, kaluam një ditë ndryshe, largë ” nga rrëmuja, nga rrëmeti”.

Falenderim për të gjithë ju që na u bashkuat në këtë aventurë të bukur! 🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *