Në këtë periudhë çdo ecje në lëndina a ngjitje në kodra e male është e bukur, ku ngjyrat e stinës ndërthuren mrekullisht me bardhësinë e kreshtave të maleve dhe gurgullimën e ujrave të kristalta të përrenjëve që zbresin vrullshëm nga lartësitë. Thjeshtë, mrekulli, ku shpirti dhe trupi gjejnë paqe.
Nga Tërbaçi në Vranisht e më pas ngjitja tek “Sofra e Zotit”, në një distancë të përshkruar rreth 14 km dhe disnivel ngjitje zbritje rreth 650m, në shoqërinë e një grupi fantastik e gazmor të cilët ja shtuan më shumë ngjyrat kësaj stine të bukur.
Duke u falenderuar të gjithëve për pjesëmarrjen u uroj Gëzuar Pashkët.