Gjiri Skalomes, e veçuar, i bukur, i vështirë për tu arritur nga toka, por tepër i veçantë e i magjishëm për tu vizituar.
Dje, përmes një peisazhi të gjelbërt, me barishte, gjemba, shkurre, e pemë të larta me hije, shoqëruar nga dielli herë herë përvëlues, por edhe nga fllad i freskët, ja dolëm më së miri, të ngjiteshim, të zbrisnim, të bënim plazh, përsëri të gjiteshim e zbrisnim, dhe në fund të aventurës të shijonim një ujë të ftohtë, një gotë raki a një gotë dhallë në një familje dukatase që na priti me mirësi e bujari shpirti.
Një e diel e veçantë për grupin, dhe më të veçantë e bënë miqtë tanë nga Tirana si dhe Michele e Giani nga Italia
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj aventure!