E kthyer në traditë për mbylljen e sezonit të ngjitjeve në mal, ecja përgjatë Lumit të Vlorës, në segmentin më të bukur dhe plot adrenalinë, Ura e Bratit – Ura e Bogdanëve. Me një grup tejet të ri, plot ngjyra entuziazëm e hare, u krodhëm në çdo pellg e ngjill, ecëm përgjatë rrymave të rrëmbyshme, hipëm maj shkëmbinjëve gjigant, bëm foto e video sa mundëm, u lodhëm e u sfilitëm por si përfundim u kënaqëm shumë. Vërtetë ishte një ditë mbresëlënëse. Jemi me fat që natyra na ka ofruar kaq gjëra të bukura për ti parë, shijuar dhe domosdoshmërisht për ti mbrojtur.
Faleminderit grupi dhe mirëutakofshim në Shtator me surpriza të reja!