Gjiri Grames

Në një aktivitet të veçantë, më shumë relaksues se sa hiking i mirëfilltë. Të shtunën lundruam me anije nga porti i Vlorës deri në Gjirin e Gramës, duke vëzhguar nga afër natyrën e egër dhe gjiret e fshehura të Karaburunit, të prekura nga toka por tani duke i parë nga deti, duke sjell në memorje vendet ku kishim ecur, ku kishim zbritur e ku kishim bërë plazh. Pas ankorimit në Gramë, zbritëm në plazh duke u kacavjerr në shkëmbinj për shkak të terrenit, bëm plazh, lojra në ujë, kanoe, përforcuar edhe me Jet ski, paskesaj ngritëm kampin shumëngjyrësh, ndezëm zjarr, barbeque, shijuam ushqimet e bollshme që kishim marrë me vete, pim birrë e verë, bëm humorë e dëgjuam muzikë, deri natën vonë, shijuam gjumin nën dritën e yjeve dhe simfonin e valëve të detit, mrekulli që rrallë na jepet rasti ti jetojmë.

Të dielën në mëngjes, u ndam në dy grupi, grupi i parë preferoj të bej hiking duke ecur në shtegun paralel me bregun deri në Gjirin e Nezhajve, dhe më tej ndaluam e u freskuam në plazhin e Burimit, e më pas u kthyem në bazë.

Grupi i dytë preferoj plazhin, lojrat në ujë, gjuetin e detit, xhiro me kanoe dhe Jet ski, por disa nuk harruan të na bënin surprizë nga deti neve që preferuam të ecnim.

Rruga e kthimit akoma dhe më e bukur, edhe pse me pak ankth, për shkak të kapriçove të detit i cili na detyroj të ndërronim drejtim duke lundruar drejtë portit të Himarës, e më pas me mikrobusin e “Dajos” drejtë Vlorës.

Falenderim special për gjithë grupin, sepse ishit vërtet special.🙏

Falenderim edhe për kapitenin dhe ekuipazhin e anijes “Divas Gulet” që me profesionalizëm bënë të mundur realizimin e aktivitetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *