Pogradec – Maja e Kozicës

Në sfidë me motin, me humorin që na shoqëron në çdo aventurë, fundjava kaloi për mrekulli, e nisëm me rrebeshe shiu ditën e shtunë dhe e mbyllëm me diell ditën e diel. Pogradec – Kalivaç (Mokër) – Maja e Kozicës. Një nga aventurat më të bukura që kemi organizuar. Pas një dreke në Tushemisht dhe darkes nën tingujt e muzikës, ecje përmes një shtegu që ka lidhur krahinën e Mokrës me qytetin e Pogradecit, mes pyjeve me gështënja dhe lajthi, ngjyrës vishnje të frashërit dhe ngjyrave mahnitëse të panjave, gjelbërimit të barit vjeshtak, na priti një majë sa e çuditshme aq edhe e bukur, një pikë dominuese sikur një piramidë e veshur me pyje deri në kulm, pastaj një pritje e ngrohtë në fshatin Kalivaç me ushqime të zonës tejet të shijshme, ofruar nga miku ynë Ardian Fezollari, i cili u bë nxitësi i kësaj aventure të mrekullueshme.

Distanca e përshkruar rreth 17 km dhe disniveli rreth 1100m ngjitje dhe 850m zbritje.

Falenderim për grupin që na besojnë dhe na ndjekin në keto aktivitete të bukura, udhërrefyesit të zonës si dhe djemëve të discoverpogradec.

Një destinacion i ri hiking dhe turistik të cilin do ja rekomandoja çdo grupi hiking në Shqipëri dhe më gjerë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *