Maja e Golikut, pjesë e vargmalit Shëndëlli – Lunxhëri – Bureto, sa magjik aq dhe i vështirë, madje ne na ka pritur ose me shi ose thëllim, por asnjëherë nuk na ka trembur, gjithmonë e kemi sfiduar.
Me një grup fantastik në një terren me kolorit ngjyrash, nën rrezet e diellit që shkëlqenin por nuk na ngrohnin në të ftohtin drithërues të motit, arritëm të realizonin kalimin Peshtan – Maja e Golikut – Hormovë, mes lodhjes, kënaqësisë dhe humorit, duke përjetuar edhe magjinë e ecjes në errësirën e natës në segmentin e fundit të shtegut.
Disniveli rreth 1500m ngjitje dhe 1300m zbritje, për distancën 12 km.
Falenderim për të gjithë grupin! Jeni grupi më i bukur prej të gjithëve!