Në një ditë plotë diell, ngjyra dhe entuziazëm u ngjitëm nga Radhima në Q. Mazharit, e mandej zbritem në Kotë. Ngjitje tepër impenjative, madje në disa vende ishte e nevojshme edhe kacavjerrja, ndërsa zbritja më e butë, më tolerante.
Pamjet fantastike të Gjirit të Vlorës, Zvërnecit, Sazanit e Karaburunit, nuk kishin të përshkruar, po ashtu majat e maleve deri tej në horizont, zbardhur nga bora kësaj stine, na e bënë edhe me të bukur këtë aventurë.
Distanca e përshkruar rreth 15 km, dhe disniveli rreth 900m ngjitje – zbritje, realizuar për kohën rreth 7 orë.
Falenderim për grupin që dje u bë pjesë e kësaj aventure të bukur.