Aventura e radhës, ngjitje në Majën e Gjatë nga Bolena, me disnivel rreth 1100m ngjitje – zbritje dhe distancë rreth 13 km. Ngjitje në një shteg të pjerrët por fantastikë, mes pyjeve të lartë të pishave, shkëmbinjëve të thepisur dhe majave gati të prekura, por më shumë ja shtuan bukurinë ngjyrat e grupit, ngjyrat e veshjeve dhe ngjyrat e shpirtit, humorit dhe entuziazmit. Dhe në majë të malit një gotë verë shoqëruar me “Panetone”, bashkë me urimin “Gëzuar Krishtlindjen”, e mbylli ditën e djeshme si një kujtim i një dite të kaluar bukur me shoqëri të mirë!
Me këtë aktivitet mbyllim vitin 2023, dhe bashkë me urimin për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2024, u kujtojmë se do takohemi në datën 2 Janar, për të vazhduar ecjen tradicionala si një fillim i mbarë i Vitit të Ri.