Në përvjetorin e tretët të grupit, dje, 2 Janar 2024, bashkë me një grup të bukur, veshur me ngjyrat e ylberit, dhe me natyrën që në pak orë na ofroi të gjitha stinët e vitit, në një kalim të bukur, me ngjitje e zbritje e plot surpriza të tjera, në shtegun që kalon midis detit dhe majave të shumta të Karaburunit, e çelem këtë vit si përherë me urimin për të patur sa më shumë aktivitete të tilla!
Llogora – Qafa e Thellë – Stanet e Dukate – Qafa e Llogorasë.
Distanca rreth 11 km dhe disnivel rreth 600m ngjitje e 400m zbritje.
Falenderim për gjithë grupin që ishtë pjesë e kësaj aventure të bukur.