Drashovicë – Kropisht – Petë – Hysoverdhë – Mavrovë

Dje, në një ecje pjesërisht në shtigje të sajuar e devijuar për shkak të terrenit e gardheve të shumtë që rrethonin pronat si për të thënë “e imja”. Drashovicë – Kropisht – Petë – Hysoverdh – Mavrovë. Kaluam mes shkurreve, lëndinave, ullinjëve, arave e djerrave, mes baltës që nuk na shqitej nga këpucët e na llangosi të gjithëve nga koka te këmbët.😂 Pam fshatra pothuaj të braktisur e shtëpi gjysmë të rrënuara, por pam edhe jetë, pam njerëz punëtor që nuk e kishin humbur shpresën, të dashur e mikpritës, një prej tyre, Luli nga Hysoverdhi, që na bujti në shtëpinë e tij e na qerasi kafe, raki e bujari🙏

Distanca e përshkruar, rreth 22 km dhe disnivel rreth 800m ngjitje dhe 700m zbritje, realizuar për kohën rreth 8 orë.

Faleminderit grupi me i mirë, me shpirt sakrifice, aventure, humori e mirëkuptimi 🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *