Tragjas-Gumenicë

Dje, e nisem ecjen tonë nga Tragjasi për të arritur në Gjorm por përfunduam në Gumenicë!😂

Jo se humbëm rrugën, por për shkak të rrethanave të krijuara devijuam shtegun, por kjo nuk ja prishi bukurinë aktivitetit.

Në një shteg plotë surpriza, sidomos në zbritje, lëndina, gropa të shumta kaspike që nuk kishin të sosur, ngjitje e zbritje të shkurtëra por të thepisura, pyje dushku gjetherënë, stane të braktisur, lule të bukura genjyer nga moti i ngrohtë i pazakontë i kësaj periudhe.

Kaluam një ditë ndryshe mes natyrës së egër dhe bukurisë më të madhe, grupit shumëngjyrësh dhe fantastik.

Distanca e përshkruar rreth 18 km, me disnivel rreth 1300m ngjitje dhe 900m zbritje, realizuar për kohën rreth 8 orë.

Falenderim për gjithë grupin që dje ishte pjësë e aventurës, për energjinë, mirësinë, humorin dhe bashkëpunimin.🤗

Falenderim të veçantë për Kristin që me automjetet e tij na ndodhet gjithmonë në çdo situatë!🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *