Ngeli në tentativë ngjitja në Malin e Tomorrit, Çuka Partizani, për shkak të trashësisë së borës mbi 1.5 m dhe kohës së pamjaftueshme, 200m e fundit ishin të pa mundura. Gjithsesi ishte një nga aventurat më të bukura të realizuara deri tani.
Me grupin e bukur, plot ngjyra në veshje e në shpirt, me të qeshura e humor edhe kur duhet të ishim serioz, dhe me sedrën e aventurës deri në pa mundësi, kaluam një ditë të mrekullueshme mes bardhësisë së borës në luginat e malit hijerënd.