Mali Dhëmbelit

Duke falenderuar të grupin që dje ishte pjesë e ngjitjes në një nga sfidat më të bukura dhe më të larta të realizuara deri tani, Mali Dhëmbelit 2050m, nga qyteti i Përmetit, me një disnivel rreth1810m ngjitje – zbritje, dhe distancë rreth 17, 5 km, për kohën rreth 11 orë!Pas një ngjitje impenjative, një darkë mes miqsh, shoqeruar me muzikë e hare na i hoqi lodhjen si me magji.Dita e sotme edhe më e bukur, edhe pse ditë me shi, nuk na pengoj të vizitonim Ujrat Termale të Bënjês, dhe as të zhyteshim në to, mes të qeshurave dhe humorit, kaluam disa momente fantastike!😂 Nga zemra ju urojmë; qofshi të qeshur për herë o njerëz tê mirë, që ndani me ne jo vetëm pasionin për malin, por edhe mirësinë tuaj!🙏Falenderim edhe për hotel “Vjosa” për kushtet e ofruara, si dhe restorant “Familjari” për ushqimet e shijshme dhe pritjen e ngrohtë dhe miqësore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *