NJOFTIM

Përshëndetje miq! Ditën e Diel datë 9 Shkurt 2025 do të ecim e ngjitemi në një shteg kembësor nga lagjia Erihua (Dukat Fushë) – Maja e Gërxhinës – Dukat Fshat. Shtegu kalon në kurrizore deri në majë, po kështu edhe në zbritje. Maja e Gërxhinës ngrihet midis Malit të Lungarës dhe Karaburunit, i rrethuar nga …

Mali i Nemërçkës

Mali i Nemërçkës nga Poliçani, një aventurë e pazakontë. Në kushtet e borës, akullit, erës së acartë dhe mjegullës verbuese, ku njeriu nuk ndjenë më bukurinë e natyrës por egërsinë e saj, me të cilën ti përballesh deri në ekstrem duke kapërxyer limitet jetësore, për të provuar ku është fundi dhe ku duhet thënë “stop”. …

Parku Arkeologjik Amantia

Në një ecje përmes lëndinave dhe kodrave të bukura, gjelbërimit dhe gurgullimës së ujrave të përrenjëve, vizitës në objektet arkeologjik të Parkut Amantia, kështu a kaluam diten sot, ecje, ngjitje, humor e miqësi. Distanca e përshkruar 16 km, disniveli rreth 700m ngjitje dhe 400m zbritje. Faleminderit grupit për pjesëmarrjen masive, kompaktësinë, bashkëpunimin dhe korrektësinë.

Maja e Strakavecit

Dje, Maja e Strakavecit nga Labova e Madhe, me disnivel rreth 1300m ngjitje zbritje dhe distancë rreth 11 km. Ngjitje impenjative, e fortë, e vështirë por edhe e bukur! Falenderim për grupin simpatik, mirëkuptues dhe bashkëpunues.

Tragjas-Gumenicë

Dje, e nisem ecjen tonë nga Tragjasi për të arritur në Gjorm por përfunduam në Gumenicë! Jo se humbëm rrugën, por për shkak të rrethanave të krijuara devijuam shtegun, por kjo nuk ja prishi bukurinë aktivitetit. Në një shteg plotë surpriza, sidomos në zbritje, lëndina, gropa të shumta kaspike që nuk kishin të sosur, ngjitje …

Maja e Kamenikut

Ngjitje në Majën e Kamenikut, një darkë e shijshme e përgatitur me shumë dashuri, këngë e valle plotë, zhytje në banjat termale të Bënjës, kështu e kaluam këtë fundjavë. Ishte një nga aktivitet më të bukura të realizuara, e cila do të ngelet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Distanca e përshkruar, rreth 17 …

Shtegu i Çezarit

Dje në aventurën e radhës, nga Rrapi shekullor i Palasës deri tek “Guri Çezarit” në Llogora, në një shteg mes shkurreve, lëndinave, pyjeve e burimeve, nën diellin vezullues, poshtë shpateve të thikta të Çikës, mes një atmosfere entuziazmi e humori, përshkruam distancën rreth 13 km me 1000m ngjitje e 600m zbritje. Në disa pjesë të …

Mali I Shpiragut

Sot një ngjitje dhe një tranversale e bukur në Malin e Shpiragut, ku vetja të dukej si në avion me pamje nga te gjitha anët e horizontit. Galinë – Sinjë Dinsiveli, rreth 900m ngjitje, rreth 700m zbritje dhe rreth 14 km distancë. Faleminderit grupi që ishit pjesë e kësaj aventure të bukur!

Drashovicë – Kropisht – Petë – Hysoverdhë – Mavrovë

Dje, në një ecje pjesërisht në shtigje të sajuar e devijuar për shkak të terrenit e gardheve të shumtë që rrethonin pronat si për të thënë “e imja”. Drashovicë – Kropisht – Petë – Hysoverdh – Mavrovë. Kaluam mes shkurreve, lëndinave, ullinjëve, arave e djerrave, mes baltës që nuk na shqitej nga këpucët e na …