Bolenë – Kuç dhe Theth – Valbonë.

Edhe pse të ndarë në dy grupe, njëri në jug e tjetri në veri, komunikimi “online” nuk u ndërpre asnjëherë, njëri shteg më i bukur nga tjetri, ngjyrat e vjeshtës ua shtuan edhe me shumë bukurinë këtyre aktiviteteve, entuziazmi i grupeve u bë një me magjinë e natyrës! Shpesh fjalët janë të varfëra në krahasim …

Dukat – Tragjas

Dje filluam ecjen nga Dukat Fshat, me një mot vere dhe pjesëmarrje masive, me pak ngjitje e më shumë zbritje, përmes një masivi pyjor dushku, shpesh midis shkurreve, ferrave e gjëmbave të cilët na “përkëdhelën” sa munden, vizituam rrënojat e Kalasë së Sofës dhe të Tragjasit të Vjetër e më pas mbrritëm në Tragjas ku …

Theth – Valbonë

E realizuam dhe kalimin Theth – Valbonë! Edhe pse rruga me automjet, për të shkuar dhe ardhur ishte e lodhshme, entuziazmi i grupit na e bëri më të lehtë udhëtimin. Me një mbasdite me shëtitje në Theth dhe darkës nën tingujt e muzikës dhe valleve në lëndinë, rreth zjarrit bubulak, me një gatë raki apo …

Mali Pleshovicës

Ngjitja e djeshme nga Kallarati në Malin e Pleshovicës na vuri në sprovë “gjunjët” pas disa ngjitjesh radhazi të lehta. Ngjitje në një terren të thepisur ku pjesa e fundit u bë me kacavjerrje, me disnivel rreth 1500m ngjitje zbritje dhe distancë 18 km, e lodhshme por fantastike, pothuajse i gjithë grupi arriti në majë. …

Kuç – Kudhës – Qeparo

Kalimi në shtegun e hershëm, i cili ka parë mijra e mijra karvane e këmbësor përgjatë shekujve, e prej shumë vitesh i pashkelur, së fundmi po zgjohet nga grupet e hiking, të cilët po i sjellin gjallërinë e dikurshme, kur kuçiotët shkëmbenin prodhimet e tyre me ato të kudhsiotëve, qepariotëve, piluriotëve dhe himarjotëve duke forcuar …

Gjiri Grames

Në një aktivitet të veçantë, më shumë relaksues se sa hiking i mirëfilltë. Të shtunën lundruam me anije nga porti i Vlorës deri në Gjirin e Gramës, duke vëzhguar nga afër natyrën e egër dhe gjiret e fshehura të Karaburunit, të prekura nga toka por tani duke i parë nga deti, duke sjell në memorje …

Maja e Shëndëlliut

Për kënaqësinë e njerëzve tanë të dashur, që për arsye të ndryshme studiojnë, punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por edhe për qejfin tonë, dje në një ngjitje të “lehtë” dhe një zbritje edhe me të “lehtë” , kaluam një ditë tepër të veçantë. Të përkëdhelur nga bukurit natyrore që veç në vargmalin Llogora – Karaburun …

Lumi Vlorës

E kthyer në traditë për mbylljen e sezonit të ngjitjeve në mal, ecja përgjatë Lumit të Vlorës, në segmentin më të bukur dhe plot adrenalinë, Ura e Bratit – Ura e Bogdanëve. Me një grup tejet të ri, plot ngjyra entuziazëm e hare, u krodhëm në çdo pellg e ngjill, ecëm përgjatë rrymave të rrëmbyshme, …