Brataj – Mesaplik – Bolenë

Kalimi nëpër shtegun e vjetër që lidh fshatrat e Lumit të Vlorës, Brataj – Mesaplik – Bolenë, me një mot të ngrohtë dhe plot diell, na relaksoi pa masë! Kaluam mbi Urën e gurtë te Bratit, pastaj u kacavjerrëm mbi një urë natyrore krijuar nga shkëmbinjë mbështetur tek njëri tjetri, ku adrenalina filloj të rritet. Pastaj përshkruam livadhet e bukura dhe tashmë të egra në Cerje, më pas kalëruam mbi një shkëmb madhështor, pushtuam Kalanë e Cerjes, vendosur në një pikë që dominon gjithë zonën përreth. Kaluam përmes fshatit Mesaplik, nuk lam pa provuar frutat e stinës, rrush, shegë, ftonjë e hurma. U ngjitëm monopatit që të çonte në livadhet e shumta rrëzë Çipinit, me bar e lule vjeshte, me lisa të mëdhenj, me gorrica që gati preknin tokën nga frutat e shumta dhe që ne nuk i lam pa provuar, ca të pjekura e ca të papjekura!🤣

Ecëm në drejtim të Buronjave të Bolenës, të cilat moti i thatë i kishte tretur por nuk i kishte tharë fare🙏, dhe finishi fshati Bolenë, ku si gjithë krahina, të merr malli të takosh ndonjë banor e të shkëmbesh dy fjalë me të!😓

A se harrova koçimaret, të cilat i shijuam deri në dehje!🤣

Distanca e përshkruar rreth 16 km, me një disnivel rreth 700m ngjitje e 400m zbtitje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *