Dukat – Tragjas

Dje filluam ecjen nga Dukat Fshat, me një mot vere dhe pjesëmarrje masive, me pak ngjitje e më shumë zbritje, përmes një masivi pyjor dushku, shpesh midis shkurreve, ferrave e gjëmbave të cilët na “përkëdhelën” sa munden, vizituam rrënojat e Kalasë së Sofës dhe të Tragjasit të Vjetër e më pas mbrritëm në Tragjas ku u freskuam në ujërat e ftohta të Izvorit dhe shijuam një birrë a pije tjetër.

Kaluam një ditë të veçantë me një grup plot ngjyra e ndërthurje moshash të ndryshme, duke përshkruar një shteg me rreth 17 km gjatësi dhe disnivel rreth 600m ngjitje dhe 1000m zbritje.

Falenderim për të gjithë grupin që ishte pjesë e aventurës së djeshme

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *