Gjiri Bristanit

Kisha e Marmiroit – Gjiri Bristani, kalimi më i frekuentuar dhe më i lehti në Gadishullin e Karaburunit, por jo dhe aq i “lehtë” sa thuhet sidomos në kushtet e temperaturave të larta dhe me diell.

Gjithësesi, ngelet një nga kalimet e bukur, ku panorama që shfaqet në të dyja anët e gadishullit është fantastike, duke shtuar këtu edhe plazhin në ujërat e kthjellta të Detit Jon.

Me një grup kryesisht të ri por plot energji dhe humor, dje realizuam këtë kalim për distacën rreth 16 km dhe disnivel 850m ngjitje – zbritje.

Falenderim për të gjithë ju që ishit pjesë e kësaj aventure.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *