E rinisëm mbarë sezonin, me një lundrim të bukur nga Porti i Vlorës deri në Gjirin e Raguzës, mandej ecëm përmes pyllit deri në Ravenë (Karaburun), e më pas zbritëm po mes pyllit e shkëmbinjëve derisa arritëm në Gjirin e Dafinës. Për herë të tretë te ky plazh i mrekullueshëm i Jonit, të tre herët nga drejtime të ndryshme, njëri më i bukur se tjetri. Plazh, humor, foto e vidio, plot, e paskësaj kthimi nga i njëjti shteg.
Me një grup fantastik, alternuar të gjitha moshat, mirëkuptues, tolerues dhe bashkëpunues me të gjithë dhe për të gjithë, dje kaluam një ditë të veçantë.
Faleminderit juve që na ndiqni në aventurat e përjavshme, por edhe juve që në pamundësi për të qen fizikisht na inkurajoni me dashamirësinë tuaj.