Gjormë – Velç – Ramic – Lepenicë

Jo vetëm ecje, por edhe ngjitje e zbritje, vizituam tre fshatra, për pjesën më të madhe të grupit të pa shkelura më përpara, pam ara të mbiella rrethuar me gardhe, livadhe, pemë, fshatra që heshtnin në vetmin e tyre, por që edhe pse të braktisura ruanin ende madhështinë e tyre, Velça dhe Ramica dy fshatëra me të kaluar historike të lavdishme, kanali me ujë të kulluar që furnizonte HEC -in Smokthina, vepër e realizuar në regjimin e kaluar, kodra të gjelbëruara, e mes tyre Lumi i Vlorës me shtratin e bardhë e ujin e kristaltë, pastaj një gotë dhallë, birrë apo kafe në Lepenicë e mbylli aktivitetin tonë për ditën e djeshme!

Ndoshta u lodhem pak, por u kënaqëm pa masë nga ato çfar na afroj natyra dhe dora e njeriut të mirë e punëtor.

Nisja nga Ura e Gjormit – Velçë – Ramicë – Lepenicë

Me një distancë rreth 17 km dhe disnivel rreth 500m ngjitje zbritje për kohën rreth 7 orë.

Duke u uruar një javë të mbarë, u falenderojmë të gjithëve ju që na u bashkuat në aktivitetin e djeshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *