Kotë, Gumenicë, Gjorm

Megjithëse sot prekëm tre qëndra banimi, Kotë, Gumenicë, Gjorm, objektivi ishte fshati Gumenicë, të cilit i erdhëm rrotull, duke ju shmangur rrugës automobilistike, kaluam në ara lëndina e shkurre, përrenj të shumtë, ecëm në shtigje ku këmba e njeriut kishte vite që nuk i shkelte, u grisëm nëpër ferra, driza e përcëllima, takuam pak njerëz por shpirtmirë e bujar, pam shtëpi e troje të rrënuara a gjysëm të rrënuar të cilat na trishtuan pa masë, vizituam një muze investuar nga një familje patriotësh, qysh nga koha e Ali Pashait. E gjetëm dhe e lam në heshtjen e tij këtë fshat me një histori të lavdishme, por që sot vetëm historia i ka ngelur, duke vazhduar rrugën drejtë Gjormit, e ndalëm hapin tek “Ura e Frëngut”, e mrekullueshme ura dhe ujrat që rridhnin me zhurmë poshtë saj, guximtarët nuk ngurruan të zhyteshin në ujrat e pastra, dhe mbyllja, një birrë a pije freskuese në lokalin e fshatit dhe, kthimi në Vlorë, me ndjesinë e një dite të kaluar bukur.🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *