Kalim dhe ngjitje e bukur është normale ta themi, por zbritja ishte spektakolare, përmes një gryke shkëmbore që edhe dhia duhet të jetë menduar dy herë për ta zbritur
Kalimi nga Kota në Mazhar, mandej ngjitje në shpatin e malit deri në qafë, lartë, aty ku shfaqet magjishëm deti dhe Gjiri i Vlorës. Gjithë shtegu ishte mjaft i bukur, prezenca e gjelbërimit dhe e luleve na tregonin se tashmë jemi në stinën e bukur të Pranëverës!
Me një grup modest por kompakt dhe bashkëpunues, me një mot me diell e të ngrohtë, kaluam një ditë ndryshe, largë ” nga rrëmuja, nga rrëmeti”.
Falenderim për të gjithë ju që na u bashkuat në këtë aventurë të bukur!