Kuç – Kudhës – Qeparo

Kalimi në shtegun e hershëm, i cili ka parë mijra e mijra karvane e këmbësor përgjatë shekujve, e prej shumë vitesh i pashkelur, së fundmi po zgjohet nga grupet e hiking, të cilët po i sjellin gjallërinë e dikurshme, kur kuçiotët shkëmbenin prodhimet e tyre me ato të kudhsiotëve, qepariotëve, piluriotëve dhe himarjotëve duke forcuar edhe miqësinë midis tyre, miqësi që vazhdon edhe sot.

Me një grup shumë ngjyrësh, plotë hare e entuziazëm, të dielën ecëm në këtë shteg shekullor, të heshtur e të vetmuar, shpesh dhe i bllokuar nga shkurret dhe ferrat, por përsëri i bukur; Kuç – Kudhës – Qeparo Fshat – Qeparo Plazh, rreth 20 km gjatësi dhe disnivel rreth 600m ngjitje dhe 900m zbritje.

Një ditë e kaluar bukur, e mbyllur me një zhytje në valët e detit, ashtu si di të kaloj grupi jonë.

Falenderim për të gjithë grupin që ishte pjesë e kësaj aventure.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *