Një udhëtim në këmbë nga Sirokëma, poshtë në lumin me ujë të kristaltë, në fshatin e Lapardhasë, fshat i ” Janinës ç’i panë sytë”, por tashmë i përgjumur e i mpakur si të gjithë fshatrat e Labërisë, e më pas në rrugën e “Kale”, ngjitesh lartë në Shashicën me lëndinat e bukura plotë gjelbërim, sikur të ishte pranëverë, plotë me stane e kope me dhënë e dhi, e më në fund pasi ke kaluar disa kodrina të bukura, shpirti të gjen paqe kur të shafqen para syve, deti, Vlora, Sazani e Karaburuni, e kupton që këtij udhëtimi i ka ardhur fundi dhe ndjen trishtim sepse do të ndahesh nga miq të mirë, me të cilët kalove një ditë fantastike!
Rreth 15 km distancë dhe rreth 900m disnivel ngjitje dhe 400m zbritje, e përshkruar për kohën 6 orë e 20 minuta. Faleminderit grupit fantastik!