Lepenicë – Dukat

Asnjë ngjitje në mal nuk i ngjan tjetrës, madje as kur ngjitesh në të njëjtin mal për të disajtën herë, emocioni është i ndryshëm, gjithmonë ka diçka që syri nuk e ka kapur, diçka që nuk e ka përjetuar herën e kaluar, kjo ndoshta na shtynë të kthehemi dhe rikthehemi përsëri në të njëjtën rrugë, por me tjetër emocion.

Dje në një ngjitje impenjative, në shoqërinë edhe të grupit simpatik të “nirvana fitnes club”, të cilët i dhanë më shumë ngjyra dhe jetë aventurës tonë, në kalimin Lepenicë – Maja e Stogoit – Dukat, me disnivel rreth 1300 m ngjitje dhe 1500m zbritje, përmes shkëmbinjëve dhe borës, në një distancë rreth 16 km, për kohën rreth 10 orë, e realizuam “objektivin”, u lodhëm por edhe u kënaqëm shumë!

Një falenderim për të gjithë Ju që na u bashkuat në këtë aventurë sa të vështirë aq edhe të bukur!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *