“Oh ç’u kënaqëm”
Dje kur vapa dhe zhegu të përvëlonin, ne, si rosat, për gati 9 orë në ujërat e kthjellta dhe të freskëta të lumit të Vlorës, Shushica!
Ecëm gjatë shtratit të lumit nga fshati Brataj deri në rrënojat e urës së Bogdanëve, Mesaplik, u kacavjerrëm në shtigjet e ngushta, u zhytëm nga lartësitë e shkëmbinjëve të shumtë, notuam mes rrymave të vrullshme, na u gërvishën duar e këmbë por askush nuk u ankua, qeshëm e gëzuam pa masë!
Faleminderim për gjithë grupin që na u bashkua dje në këtë aventurë të veçantë