Sot me një grup të vogël por shumë simpatik, eksploruam bukuritë e Shashicës, të cilat na çlodhën sytë dhe mendjen. Eksploruam maja të buta, livadhe e lugina të bukura, pam stane të shumtë, tufa me dhenë, takuam barinj bujar, dhe nga ana tjetër deti, Vlora, Karaburuni dhe Sazani, të cilët na bënë shoqeri për gjatë gjithë udhëtimit tonë! Shijuam një ditë vërtetë të veçantë! Sa afër i kemi bukuritë natyrore dhe sa pak i njohim!E nisëm si me shaka, por ngjitëm disa maja, me një disnivel total rreth 1100m ngjitje – zbritje, dhe një distancë rreth 13 km, për kohën 7 orë!
Falenderojmë gjithë grupin që sot na u bashkua në këtë aventurë të bukur