Maja e Këndrevicës

E bëmë “sefte” ngjitjen në borë për 2023, të gjithëve na kishte marrë malli për një të tillë!

Përmes një shtegu të bukur dhe impenjativ, me borë, akull madje dhe mjegull, shoqëruar nga thëllimi i akullt i erës përgjatë kreshtës, e arritëm majën në kohë rekord! 💪

Maja e Këndrevicës 2122m nga Qafa e Kreshës (Elez), me një disnivel rreth 1000m ngjitje – zbritje dhe distancë rreth 12 km, realizuar pë kohën maksimale 6 orë 30 minuta!👏

Falenderim për të gjithë grupin, për impenjimin, korrektësinë, entuziazmin dhe humorin pafund që na dhuruan atje mes borës dhe të ftohtit. 🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *