Maja e Shëndëlliut

Për kënaqësinë e njerëzve tanë të dashur, që për arsye të ndryshme studiojnë, punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por edhe për qejfin tonë, dje në një ngjitje të “lehtë” dhe një zbritje edhe me të “lehtë” 😂, kaluam një ditë tepër të veçantë. Të përkëdhelur nga bukurit natyrore që veç në vargmalin Llogora – Karaburun mund ti bësh bashkë, edhe pyllin edhe detet edhe malin edhe njerëzit e mirë.

Përmes një shtegu të mrekullueshëm, Llogora – Maja e Shëndëlliut – Gropat e Pirit – Dukat i Ri, ku përjetuam freskinë e mengjesit, diellin e ngrohtë të drekës dhe një dorë shi mbasdite si për ta zbukuruar edhe më shumë këtë aventurë, përshkuam një distancë rreth 16 km, me disnivel rreth 700m ngjitje dhe 1450m zbritje.

Faleminderit grupit fantastik që dje ishte pjesë e aventurës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *