Maja e Stogoit

Me më “të çmendurit” e grupit, me ata që se njohin frikën dhe që duan të përjetojnë emocione të forta, dje në një aventurë të pa zakontë në një shteg tepër të vështirë në segmentin Qafa e Shëngjergjit – Maja e Stogoit, rreth 5 orë ngjitje dhe kacavjerrje, i stërmundimshëm dhe i rrezikshëm, por të gjithë ja dolën, dhe s’kish kënaqësi më të madhe kur kapën majën, lodhja u zerua fare, u kthye në festë shoqëruar me një gotë verë! Dhe aventura s’kish të sosur, gjysmën e malit e zbritëm në errësirën e natës.

I gjithë shtegu, Dukat – Q. Shëngjergjit – M. Stogoit – Lepenicë me distancë 17 km, disniveli 1800m ngjitje dhe 1700m zbritje, realizuar për kohën 10 orë.

Ju lumtë miq, jeni më të mirët!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *