Duke falenderuar për pjesëmarrjen guximin, vendosmërinë dhe sakrificën e admirueshme të grupit që dje ishte pjesë e ngjitjes në një nga sfidat më të bukura dhe më të vështira, Mali Gramozit (Maja Çuka e Peçit) 2523m, nga fshati Starje, Erseë, me një disnivel rreth1300m ngjitje – zbritje, dhe distancë rreth 17 km, për kohën rreth 11 orë!Një nga ngjitjet më impenjative, në kushtet kur trashësia e borës ishte mbi 1m, si dhe prezencës së akullit vende – vende.Veç frymës së grupit, aleatin më të mirë patëm diellin i cili na shoqëroj për gjatë gjithë udhëtimit tonë.
