Mali i Nemërçkës

Mali i Nemërçkës nga Poliçani, një aventurë e pazakontë. Në kushtet e borës, akullit, erës së acartë dhe mjegullës verbuese, ku njeriu nuk ndjenë më bukurinë e natyrës por egërsinë e saj, me të cilën ti përballesh deri në ekstrem duke kapërxyer limitet jetësore, për të provuar ku është fundi dhe ku duhet thënë “stop”.

Aktivitet i organizuar nga FSHALTM, me pjesëmarrjen e shumë grupeve të hiking.

Distanca e përshkruar; rreth 20 km, disniveli; rreth 1600m ngjitje dhe 1700m zbritje, realizuar për kohën rreth 10 orë.

Edhe pse jeni grup “i çmendur”😂, jeni unik, të veçantë dhe më të mirët.🤗

Ju faleminderit miq dhe mirëutakofshim në aventura të tjera!🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *