Falenderim për grupin që dje ishte pjesë e ngjitjes në majën më të lartë në Shqipëri, Malin e Korabit 2764m. Me disnivel 1500m ngjitje – zbritje, ku gati gjysma e ecjes u bë në prezencën e borës që arrinte trashësi të konsiderueshme. Distanca prej rreth 17 km, për kohën rreth 10 orë. Grupi ishte shumë kompakt, edhe pse në kushtet e borës me trashësi mbi 1m, të gjithë arritën majën.Dje përjetuam të katër stinët e vitit në një ditë të vetme; pranverën e sapoardhur me gjelberimin dhe lulet shumëllojshe të saj, shoqëruar nga ujrat gurgulluese të përrenjëve që zbrisnin vrullshëm nga mali, majat hijerënda mbuluar nga vellua e bardhë e borës, përjetuam reshjet e borës tek binin, erën e fortë dhe thellimin fshikullues, diellin e ngrohtë, dhe mjegullën. Përjetuam emocione të papërshkrueshme dhe të papërsëritshme!Falenderim edhe për Bujtina “KORABI” për pritjen e ngrohtë dhe ushqimet e shijshme!
