Ngjitja e djeshme nga Kallarati në Malin e Pleshovicës na vuri në sprovë “gjunjët” pas disa ngjitjesh radhazi të lehta. Ngjitje në një terren të thepisur ku pjesa e fundit u bë me kacavjerrje, me disnivel rreth 1500m ngjitje zbritje dhe distancë 18 km, e lodhshme por fantastike, pothuajse i gjithë grupi arriti në majë.
Falenderim për të gjithë grupin, për vullnetin, disiplinën dhe frymën e bashkëpunimit.
Falenderim për deputuesit e rinj të cilët dje ishin në lartësinë e grupit.
Falenderim edhe për miqtë tanë që jetojnë e punojnë në USA, që dje ishin pjesë e aktivitetit dhe arritën objektivin.