Përshëndetje miq!
Ditën e Diel datë 9 Shkurt 2025 do të ecim e ngjitemi në një shteg kembësor nga lagjia Erihua (Dukat Fushë) – Maja e Gërxhinës – Dukat Fshat. Shtegu kalon në kurrizore deri në majë, po kështu edhe në zbritje. Maja e Gërxhinës ngrihet midis Malit të Lungarës dhe Karaburunit, i rrethuar nga të gjitha anët nga majat e bukura të Sqillovikut, Matos, Stogoit, Paliskës, Boçit e Qorres dhe parkut të Llogorasë dhe Karaburunit nga ana tjetër. Pasi të arrim në fshatin Dukat do të vizitojmë edhe kullën e Dervish Aliut, objekt kulture.
Distanaca: Rreth 10 km.
Disniveli: rreth 800m ngjitje dhe 600m zbritje.
Koha e parashikuar: 5 – 6 ore, në varësi të ritmit të grupit.
Niveli hiking: i Lehtë, i përshtatshëm për të gjithë ata që pelqejnë ecjet në natyrë dhe ata që duan ta fillojnë këtë aktivitet sportiv.
Kosto: 1.000 lekë/personi.
Vendi i takimit: “Kali i Trojës”, Vlorë.
Ora e nisjes: 07:00
Për rezervime: Tel. +355694134246, whatsapp, DM.
Ju faleminderit Vlora Hiking!