Mali Shebenikut

Mali Shebenikut na priti me diell dhe na përcolli me stuhi bore! Distanca e përshkruar rreth 17 km dhe disnivel rreth 1350m ngjitje – zbritje. Ngjitja u realizua në kushtet e të ftohtit të acartë, stuhi debore, mjegull, dhe pjesa e fundit në kushtet e errësirës së plotë. Falenderim për të gjithë grupin, për shpirtin …

Maja e Stogoit

Me më “të çmendurit” e grupit, me ata që se njohin frikën dhe që duan të përjetojnë emocione të forta, dje në një aventurë të pa zakontë në një shteg tepër të vështirë në segmentin Qafa e Shëngjergjit – Maja e Stogoit, rreth 5 orë ngjitje dhe kacavjerrje, i stërmundimshëm dhe i rrezikshëm, por të …

Maja e Gjatë Bolenë

Aventura e radhës, ngjitje në Majën e Gjatë nga Bolena, me disnivel rreth 1100m ngjitje – zbritje dhe distancë rreth 13 km. Ngjitje në një shteg të pjerrët por fantastikë, mes pyjeve të lartë të pishave, shkëmbinjëve të thepisur dhe majave gati të prekura, por më shumë ja shtuan bukurinë ngjyrat e grupit, ngjyrat e …

Radhim – Kote

Në një ditë plotë diell, ngjyra dhe entuziazëm u ngjitëm nga Radhima në Q. Mazharit, e mandej zbritem në Kotë. Ngjitje tepër impenjative, madje në disa vende ishte e nevojshme edhe kacavjerrja, ndërsa zbritja më e butë, më tolerante. Pamjet fantastike të Gjirit të Vlorës, Zvërnecit, Sazanit e Karaburunit, nuk kishin të përshkruar, po ashtu …

Maja e Rungajes

Maja e Rungajës, mbi Vithkuq e përballë Shtyllës duket sikur i thotë Ostrovicës “jam edhe unë”, por për ne ishte aventura e radhës, dhe na u duk e këndshme, në ngjitje dhe në zbritje, a ndoshta ishte grupi i mrekullueshëm që me humorin dhe kengët, përgjatë gjithë shtegut, e bënë të bukur këtë aventurë. Pas …

Maja e Shtrung Gurit

Pas një rrebeshi shiu gjatë natës, në mëngjes, moti përsëri u bë me ne, në aktivitetin e radhës, Dukat i Ri – Maja e Shtrug Gurit. Ecja u realizua përmes një shtegu të vjetër që është përdorur nga barinjtë e zonës për të shkuar në stanet e tyre këtej dhe matan Karaburunit, në një terren …

Mali i Lungarës Tragjas

Në ditë rrebeshesh dhe thëllimi, ti “vjedhësh” motit një ditë me diell është fat, dhe fati është me guximtarët. Dje në një ngjitje të bukur, në nje ditë me diell, në Malin e Lungarës mbi Tragjas, me një grup edhe më të bukur, kaluam një ditë të paharrueshme! Me një disnivel rreth 1200m dhe distancë …

Maja e Golikut

Maja e Golikut, pjesë e vargmalit Shëndëlli – Lunxhëri – Bureto, sa magjik aq dhe i vështirë, madje ne na ka pritur ose me shi ose thëllim, por asnjëherë nuk na ka trembur, gjithmonë e kemi sfiduar. Me një grup fantastik në një terren me kolorit ngjyrash, nën rrezet e diellit që shkëlqenin por nuk …