Çipini i Madh, madje jo vetëm i madh e hijerënd por edhe shumë largë, dje nuk të arritëm dot, por herë tjetër na prit! ![]()
Dje me grupin simpatik, në një mot me diell, bëm një nga ngjitjet më të bukura! Mes pyjeve, gërxheve, shkëmbinjëve e përrenjëve të rrëmbyeshëm me ujë kristal, grykave dhe honeve sa të frikshme po aq edhe të bukura! Pishat dhe bredhat e lartë e të drejtë hedhur rrënjët në shkëmbinjtë e pjerrët, si për të treguar ashpërsinë e zonës, por tejet mahnitëse! Ngjitje në të cilën nuk ndiem lodhje, veç kënaqësisë, humorit e haresë, dhe nga një gotë verë, e pak panetone si për festë!
Hundxhepe – Qafa e Pishës, rreth 16 km me disnivel rreth 1200m ngjitje zbritje, për kohën 8 e 30 minuta!
Aktivitet që mbylli me sukses vitin 2022
Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet
