Shtegu i Çezarit

Dje në aventurën e radhës, nga Rrapi shekullor i Palasës deri tek “Guri Çezarit” në Llogora, në një shteg mes shkurreve, lëndinave, pyjeve e burimeve, nën diellin vezullues, poshtë shpateve të thikta të Çikës, mes një atmosfere entuziazmi e humori, përshkruam distancën rreth 13 km me 1000m ngjitje e 600m zbritje.

Në disa pjesë të shtegut, ferrat dhe përrallet na përkëdhelën aq shumë sa edhe na gjakosën, por nuk na mposhtën.😂

Falenderim për grupin fantastik që dje u bë pjesë e kësaj aventure të bukur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *