E realizuam dhe kalimin Theth – Valbonë!
Edhe pse rruga me automjet, për të shkuar dhe ardhur ishte e lodhshme, entuziazmi i grupit na e bëri më të lehtë udhëtimin.
Me një mbasdite me shëtitje në Theth dhe darkës nën tingujt e muzikës dhe valleve në lëndinë, rreth zjarrit bubulak, me një gatë raki apo birrë përpara, e mbyllëm ditën e shtunë për të rinisur të nesërmen me ecjen drejtë Valbonës.
Të dielën ecëm përmes një shtegut të bukur, mes pyjeve të lartë të ahut, dhe bredhave, lëndinave të bukura dhe ngjyrave të vjeshtës, u freskuam në burimet e shumta, dhe shkëmbyem përshëndetje me njerëzit e shumtë që ngjiteshin dhe zbrisnin në këtë segment, kaluam rrëzë shkëmbinjëve gjigant dhe humnerave të frikshëm, bëm foto e vidio si asnjëherë tjetër, morëm kënaqësi për trupin dhe shpirtin në një aktivitet të pa harrueshëm.
Distanca e përshkruar rreth 14 km dhe disnivel rreth 1100m ngjitje dhe 1000m zbritje, për kohën rreth 7 orë.
Ju falenderoj të gjithëve dhe ju uroj javë të mbarë!