Ngjitje për të arritur Ujvarën e Sopotit, Përmet, mes zhegut të nxehtë të këtyre ditëve, por bukuria dhe freskia e ujvarës na relaksuan aq shume sa që e harruam lodhjen dhe vapën. Distanca rreth 12 km, disniveli rreth 650m ngjitje zbritje. E më pas rafting në ujrat e vrullshme të Vjosës, adrenalinë, plazh, humor e kënaqësi pa fund. Përsëri bashkë me Libohova Hiking, me miq nga Tirana e Kosova.
Falenderim për të gjithë ju që ishit pjesë e këtij aktiviteti të kombinuar, për korrektësinë dhe durimin e treguar.🙏
Falenderim i veçantë për Ben Tabakun që me profesionalizëm na mundësoi rafting.
