Dje ja “rrëmbyem” një ditë me diell këtij moti rrebeshesh të Nëntorit, ditë që na ç’lodhi, me pamjet e mrekullueshme që na ofroj, të qytetit të Vlorës, detit, ishullit e gadishullit, Zvërnecit e deri tej në horizont, të kodrinave e lëndinave të bukura të Shashicës të cilat i kishte mbuluar gjelbërimi sikur të ishte pranëverë, dhe që gumzhinin nga tufat e shumta të deleve e qengjave të sapolindur, shoqëruar nga barinjtë simpatik e të gjendur. Kombinim natyror më të pësosur nuk mund të gjesh, mes ngjyrave të vjeshtës dhe të pranverës deri në kufijtë e parajsës, dhe ti thua me zërin e brendshëm por edhe me zë të lartë, “lermë o zot të rroj”
Vlorë – Shashicë, një kombinim midis ngjitjes dhe ecjes për një distancë rreth 23 km dhe disnivel rreth 1100m ngjitje – zbritje, me grupin më simpatik, një destinacion i arritshëm nga të gjithë, direkt nga qyteti.