Gjiri Skalomes

Dje, (18 Shtator 2022) kaluam një ditë më shumë të bukur! Përmes një shtegu të pashkelur prej vitesh, që na la mbresa të veçanta, sidomos pjesa drejtë detit Jon, tejet i veshtirë, por askush nga grupi nuk tha “u lodha”, tejet i bukur, rrethuar nga masive shkëmbor gjigant, pemët e valanidhit ja shtuan edhe më shumë bukurinë ecjes, dhe si “qershia mbi tortë”, Gjiri Skalomes, i cili me bukurinë e tij shoqeruar dhe nga deti i dallgëzuar, të jepte iden e parajsës. Edhe pse nuk na e dha mundësinë e plazhit për gjithë grupin përveç disa të “çmendurve”😂 që i patëm zili për guximin e tyre, përseri u ndiem e keq kur e lam pas dhe filluam ngjitje në rrugën e kthimit.

Orikum – Gjiri Skalomes, një nga shtigjet më të bukura, i realizuar për herë të parë nga një grup hiking-u, rreth 15 km, me disnivel rreth 1400m ngjitje zbritje!

Falenderojmë gjithë grupin që ishte pjesë e kësaj aventure!🙏

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *