Falenderim për pjesëmarrjen masive në aktivitetin e djeshëm, ngjitje në Majën e “Sinan Dukës” 817m, nga kisha e Marmiroit, Orikum, me disnivel rreth 850m, distancë rreth 13 km, për kohën rreth 8 orë!Shijuam së bashku gjithçka na ofroj shtegu në të gjithë gjatësinë e tij, sfidë, pamje të mrekullueshme të malit, detit, fushave, humorin dhe të qeshurat e grupit, ushqimeve shumëllojshe, pak shampanjë për të uruar ditëlinjen e një pjestari të grupit, një filxhan kafe të përgatitur në vend nga “banakieri” i grupit, fotot e shumta nga celularët dhe nga “fotografët” e grupit, etj.
Një ditë e kaluar ndryshe, mes miqsh dhe shokësh, të vjetër e të rinjë, si një familje, një ditë e bukur!