SOFRA E ZOTIT

Me një grup simpatik sot realizuam kalimin nga Tërbaçi në Vranisht (Vlorë), dhe pas kësaj ngjitje tek Sofra e Zotit dhe Guri Qytetit. Një kalim përmes gjelbërimit të paanë dhe lëndinave me lule shumë!Disniveli ishte rreth 700m ngjitje – zbritje, dhe distanca rreth 14 km.Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet ju urojmë një …

Maja e Bredhit Llogora

Falenderojmë grupin modest, por shumë kompakt, për ngjitjen në Majën e Bredhit nga Llogoraja, me një disnivel 714m ngjitje – zbritje, dhe një distancë rreth 13 km, për kohën 6 orë!Falenderojmë gjithë ata që sot na u bashkuan për herë të parë në këtë aventurë të bukur, dhe inkurajojmë që të na bashkohen edhe ne …

Maja e Radhimës

Sot grupi nën drejtimin e vajzave simpatike dhe të apasionuara ndaj ngjitjeve në mal, Nevit dhe Mirandës, realizoj ngjitje sa të bukur aq edhe impenjative në Majën e Radhimës, me disnivel rreth 1000m ngjitje zbritje dhe distancë rreth 12 km, për kohën rreth 8 orë. Ky shteg bëhet për herë të parë nga një grup …

Mali Dhëmbelit

Duke falenderuar të grupin që dje ishte pjesë e ngjitjes në një nga sfidat më të bukura dhe më të larta të realizuara deri tani, Mali Dhëmbelit 2050m, nga qyteti i Përmetit, me një disnivel rreth1810m ngjitje – zbritje, dhe distancë rreth 17, 5 km, për kohën rreth 11 orë!Pas një ngjitje impenjative, një darkë …

Maja e Paliskës

Falenderim grupit që dje ishte pjesë e ngjitjes në një nga majat më sfiduese dhe të bukura të Vlorës, Maja e Paliskës 1701m. Ngjitje dhe zbritje impenjative në të gjithë gjatësinë e shtegut, por edhe me pamje mga më të bukurat. U lodhëm, djersitëm, por e arritëm majën të gjithë! Mbresë të veçantë na la …

Maja e Baçiut Shashice

Sot me një grup të vogël por shumë simpatik, eksploruam bukuritë e Shashicës, të cilat na çlodhën sytë dhe mendjen. Eksploruam maja të buta, livadhe e lugina të bukura, pam stane të shumtë, tufa me dhenë, takuam barinj bujar, dhe nga ana tjetër deti, Vlora, Karaburuni dhe Sazani, të cilët na bënë shoqeri për gjatë …

Majën e “Sinan Dukës”

Falenderim për pjesëmarrjen masive në aktivitetin e djeshëm, ngjitje në Majën e “Sinan Dukës” 817m, nga kisha e Marmiroit, Orikum, me disnivel rreth 850m, distancë rreth 13 km, për kohën rreth 8 orë!Shijuam së bashku gjithçka na ofroj shtegu në të gjithë gjatësinë e tij, sfidë, pamje të mrekullueshme të malit, detit, fushave, humorin dhe …

Mali Gramozit (Maja Çuka e Peçit)

Duke falenderuar për pjesëmarrjen guximin, vendosmërinë dhe sakrificën e admirueshme të grupit që dje ishte pjesë e ngjitjes në një nga sfidat më të bukura dhe më të vështira, Mali Gramozit (Maja Çuka e Peçit) 2523m, nga fshati Starje, Erseë, me një disnivel rreth1300m ngjitje – zbritje, dhe distancë rreth 17 km, për kohën rreth …

MAJA E QORRES

Falenderim per grupin qe ishte pjese e ngjitjes ne nje nga majat me te bukura te Vlores, Maja e Qorres 2018m. Ngjitje jo vetem impenjative ne te gjithe gjatesine e tij, por edhe plot adrenaline per shkak te prezences se bores, akullit, temperaturave te ulta, dhe mjegulles!Disniveli rreth 1000m ngjitje – zbritje, me nje distance …